Sport

Guardiola njësoj si Wenger dhe Mourinhon në Premier League

5 Qershor 2021, 12:47 Nga DOSJA
Guardiola njësoj si Wenger dhe Mourinhon në Premier League

ANGLI – Pep Guardiola është zgjedhur “Trajneri më i mirë” i Premier League për sezonin që sapo u mbyll (2020-2021), pasi udhëhoqi Manchester City drejt titullit kampion.

Pasi zbuloi zgjedhjen për çmimin prestigjioz, Premier League ka shkruar në faqen e saj zyrtare: “Guardiola fiton çmimin për herë të tretë në karrierën e tij menaxheriale, pasi e kishte pretenduar atë edhe në dy sezonet e mëparshme fituese të titullit, 2017-2018 dhe 2018-2019. Spanjolli bëri histori këtë sezon, pasi skuadra e tij Manchester City u bë e para që fitoi titullin, pasi ishte e teta në ditën e Krishtlindjes.

Pep bëhet kështu njësoj si Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, ndërkohë që vetëm Sir Alex Ferguson e ka fituar atë më shumë, 11 herë.

50-vjeçari mundi të nominuarit e tjerë Marcelo Bielsa, David Moyes, Brendan Rodgers dhe Ole Gunnar Solskjaer në çmimin e sezonit, teksa votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit për të vendosur fituesin”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll