Sport

Lazio-Sarri gjithçka gati për firmën, sot pritet zyrtarizimi

5 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Lazio-Sarri gjithçka gati për firmën, sot pritet zyrtarizimi

ITALI – Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri Lazios në sezonin e ardhshëm. Takimi i gjatë midis menaxherit të teknikut, presidentit Lotito dhe drejtorit Tare dhanë rezultat pozitiv dhe sot pritet të nënshkruhet marrëveshja. Sarri do të firmosë një kontratë dy-vjeçare, me një opsion edhe në sezonin vijues, me një pagë prej 3 milionë në vit, plus bonuset që mund të shkojnë pothuajse në 4 milionë.

Menaxheri Fali Ramadani u kujdes për detajet me Lotiton dhe Taren, ndërkohë që Sarri i ndoqi të gjithë negociata nga shtëpia e tij në Toskanë, duke u vënë në dijeni vazhdimisht nga agjenti i tij. Palët diskutuan gjithashtu stafin dhe pagën që do t’u garantohet bashkëpunëtorëve, një grup prej 4-5 vetash, të udhëhequr nga zëvendësi historik Giovanni Martusciello.

Gjatë takimi është folur edhe për tregun. Njerëzit e Sarrit shpalosën konceptin e trajnerit për të përdorur dhe garuar me vendosjen taktike 4-3-3, duke konfirmuar nevojën për të paktën disa blerje të rëndësishme dhe qëndrueshmërinë e të gjithë emrave të mëdhenj, duke nisur nga Immobile te Luis Alberto përmes Acerbi dhe Milinkovic-Savic. Lazio e Sarrit ka filluar të marrë formë. Por pritet firmosja dhe njoftimi zyrtar i “martesës”…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtorit tare lazio maurizio sarri menaxheri fali ramadani presidentit lotito drejtorit tare lazio maurizio sarri menaxheri fali ramadani presidentit lotito

Sondazh

Poll