Sport

VIDEO / “Katar 2022”: Brazili nuk ndalet, fiton edhe ndaj Ekuadorit…

5 Qershor 2021, 08:34 Nga DOSJA
VIDEO / “Katar 2022”: Brazili nuk ndalet, fiton edhe ndaj

BRAZIL – Brazili mëngjesin e sotëm fitoi 2-0 në ndeshjen e parë eliminatore të kupës së botës “Katar 2022”. Skuadra “samba” mundi Ekuadorin, ku ylli Neymar, përpos se arriti të shënonte, ishte edhe inspiruesi për shokët e ekipit.

Gjithçka u realizua në fragmentin e dytë të takimit. Në minutën e 65-të Richarlison, pas një assisti të Neymar, shënoi golin e parë për Brazilin. Në “in extremis”, madje minutat shtesë, 90+4, Neymar shënoi golin e dytë nga pika e penalltisë, duke fiksuar fitoren 2-0 për Brazilin.

Me këtë rezultat, pas pesë ndeshjesh, Brazili kryeson tabelën e klasifikimit me 15 pikë, katër më tepër se Argjentina që e ndjek. Në vende të tretë renditet Ekuadori me 9 pikë. Në ndeshjen e radhës Brazili udhëton drejt Paraguait të martën përpara se të fillojë “Copa America”, ndërsa Ekuadori do të presë në Peru, në të njëjtën ditë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazili ekuadori katar 2022 neymar brazili ekuadori katar 2022 neymar

Sondazh

Poll