Sport

Kombëtarja e njohur europiane refuzon vaksinimin për “Euro2020”

3 Qershor 2021, 09:21 Nga DOSJA
Kombëtarja e njohur europiane refuzon vaksinimin për

BELGJIKE – Gati gjysma e skuadrës së Roberto Martinezit ka frikë nga efektet anësore që mund të ketë vaksina nëse do ta marrin përpara turneut, që nis më 11 qershor dhe kanë vendosur që ta shtyjnë atë.

Ata i tremben simptomave normale të dhimbjes së muskujve, temperaturës apo debulesës. Qeveria belge ka dhënë dritën jeshile që futbollistët të vaksinohen përpara se “Djajtë e Kuq” të tentojnë të fitojnë trofeun e parë të parë në histori.

Belgjika, e cila renditet në vend të parë në klasifikimin e FIFA-s, do ta nisë Europianin me ndeshjen kundër Rusisë në Shën Pjetërburg më 12 qershor.

Ky vend raporton rreth 1500 raste në ditë pozitive këtë muaj, ndërsa muajin e shkuar ka nisur të dalë nga izolimi, me hapjen e dyqaneve jojetësore dhe restoranteve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll