Sport

Deschamps: “Nuk fshihemi, jemi favoritë për Euro 2020”

3 Qershor 2021, 05:30 Nga DOSJA
Deschamps: “Nuk fshihemi, jemi favoritë për Euro 2020”

FRANCE – Pas fitores së thellë 3-0 në miqësoren e së mërkurës ndaj Uellsit në Nice, me gola të shënuar Mbappe, Griezmann dhe Dembele, Franca, kampione e botës në fuqi, u konfirmua, si favorite edhe për fitoren e “Euro 2020”.

“Ne nuk fshihemi. Me titullin tonë kampion bote, ne jemi ndër favoritët. Edhe lojtarët e kanë atë ndjenjë, por kjo deri tani është vetëm në letër. Talenti dhe cilësia janë në skuadër. Unë kam privilegjin të kem lojtarë të një niveli shumë të lartë. Jo vetëm në repartin sulmues, por në të gjitha linjat. Të kesh besim, qetësi dhe ambicie është fantastike. Por këto nuk kanë vlerë duke kryqëzuar gishtat”.

Kështu ka deklaruar trajneri i “gjelave” Didier Deschamps, për gazetën “L’Equipe”, në prag të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, fjalë të cilat as më pak dhe as më shumë, u vërtetuan gjatë miqësores ndaj ishullorëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dembele didier deschamps euro 2020 griezmann l'equipe mbappe dembele didier deschamps euro 2020 griezmann l'equipe mbappe

Sondazh

Poll