Sport

Ronald Koeman do të mbetet trajner i Barçës edhe për sezonin e ardhshëm

2 Qershor 2021, 18:12 Nga DOSJA

SPANJE – Telenovela për të ardhmen e Ronald Koeman te FC Barcelona po mbaron. Sipas shtypit katalanas, presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka vendosur të mbajë teknikun holandez edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas “Mundo Deportivo”, Koeman do të konfirmohet këtë të enjte në krye të ekipit katalan.

Informacioni i konfirmuar nga “Sport”, shpjegon se kontrata e trajnerit, e lidhur me FC Barcelona deri në qershor 2022, do të rishikohet, veçanërisht për sa i përket pagës, që do të lidhet me rezultatet dhe titujt e fituar.

Përveç kësaj, në varësi të objektivave të arritura, Koeman mund të ketë edhe një vit shtesë të kontratës së tij, si opsion i cili do bëjë të mundur që holandezi të punojë deri në 2023 me klubin katalanas.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “mundo deportivo” fc barcelona joan laporta ronald koeman “mundo deportivo” fc barcelona joan laporta ronald koeman

Sondazh

Poll