Sport

Tifozët ulërasin ndaj lojtarëve të gjunjëzuar, në miqësoren Angli-Austri

3 Qershor 2021, 09:21 Nga DOSJA
Tifozët ulërasin ndaj lojtarëve të gjunjëzuar, në

ANGLI – Nuk ishte një fillim i mirë për ekipin kombëtar anglez, i cili të mërkurën në mbrëmje luajti miqësoren e pare, në funksion të përgatitjeve për “Euro 2020”. Ajo që shqetësoi organizatorët, përveç dëmtimit të Alexander-Arnold, ishte sjellja e publikut, veçanërisht kur mendon se ndeshje të Kampionatit Europian do të luhen në “Wembley”.

Ndërkohë duhej të ishte një festë, me Anglinë që kthehej të luante para tifozëve të saj (8000 në Riverside Stadium në Middlesbrough), ulërima të mëdha iu drejtuan 22 lojtarëve, ndërsa ata u gjunjëzuan në fushë para fillimit të ndeshjes, si një shenjë solidariteti me lëvizjen ‘Black Lives Matter’, bëjnë të qartë se thirrjet kundër racizmit dhe të gjitha format e intolerances, nuk janë pranuar nga të gjithë.

Anglia fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Austrisë, ku autor i golit ishte mesfushori 19-vjeçar Bykayo Saka (57’) i Arsenalit. Pas ndeshjes, trajneri Southgate kërkoi ndjesë për sjelljen e tifozëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alexander arnold black lives matter trajneri southgate wembley alexander arnold black lives matter trajneri southgate wembley

Sondazh

Poll