Sport

Nis “reforma” te Kukësi. Pero Pejiç në vend të Nderim Nexhipit, trajneri Josa me “valixhe” në dorë…

2 Qershor 2021, 20:41 Nga DOSJA

TIRANE – “Sinoptika” te skuadra verilindore parashikon “mot” me vranësira, krejt të ndryshëm nga sa mendohej. Pasi skuadra e Kukësit e ka mbyllur sezonin jashtë kupave të Europës, presidenti i nderit Safet Gjici është ngjitur në skenë.

Burime pranë drejtuesve të klubit kuksianë tregojnë, se në radhët e verilindorëve pritet një reformë e thellë. “Viktima” e parë është drejtori sportiv Nderim Nexhipi, i cili është shkarkuar nga detyra, post të cilin e ka zënë menjëherë ish-sulmuesi kroat Pero Pejiç.

Ndërkohë, bëhet me dije, se nesër trajneri Mirel Josa do të ketë një takim kokë më kokë me presidentin Safet Gjici, ku edhe do të përcaktohet fati i mëtejshëm i teknikut kryeqytetas, pavarësisht se kontrata e tij parashikon një bashkëpunim edhe për sezonin që pritet të nisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mirel josa nderim nexhipi pero pejic safet gjici mirel josa nderim nexhipi pero pejic safet gjici

Sondazh

Poll