Sport

“Patjetër që Tirana do të jetë për titull sezonin e ardhshëm”

2 Qershor 2021, 18:09 Nga DOSJA
“Patjetër që Tirana do të jetë për titull sezonin

 

TIRANE – Orges Shehi do të jetë edhe në sezonin e ardhshëm trajner i Tiranës, pavarësisht mosarritjes së objektivit për të luajtur në Europë në këtë sezon. 11 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje, kanë bindur presidentin Halili për të rinovuar me trajnerin durrsak edhe për edicionin e ardhshëm. Në intervistën e parë pas arritjes së marrëveshjes, Orges Shehi analizon për “Top-Chanel” ecurinë e bardhebluve në sezonin e shkuar.

“Ne ishim koshientë për forcën e skuadrave të tjera, plus pikët e avantazhit që kishin ndaj nesh, por pavarësisht kësaj, u afruam shumë madje edhe vendit të parë. Por në një moment, ndoshta është edhe për çështje fati, autogoli ndaj Laçit na shkatërroi gjithçka,”- deklaroi fillimisht trajneri i bardhebluve.

Një edicion jashtë Europës çfarë do të thotë për ju si trajner dhe për skuadrën?

“Do të doja, ia kam thënë edhe lojtarëve, që të kemi një verë Europiane për dy arsye kryesore. Pjesëmarrja në Kupat e Europës, do të thotë që skuadra nuk qëndron gjatë pushim, çka përkthehet në mbajtjen e ritmit dhe e dyta, përthithja e lojtarëve është më e lehtë. Nga ky aspekt ne jemi të penalizuar tashmë”.

Tirana kishte vështirësi të mëdha në gjetjen e golit, Tim Vajrinen është largimi i parë, edhe pse ende jo zyrtarisht, ndërkohë që rinovimi i Seferit nuk mjafton, pasi për rinovim mbeten Torrasa dhe Kale. Praktikisht Tirana synon vetëm përforcimin e reparteve mesfushë dhe sulm.

“Çdo skuadër ka nevojë për përforcime dhe dublime pozicionesh. Unë ia kam shprehur edhe presidentit dhe drejtorit, që ne do të fokusohemi te tregu vendas dhe kam marrë garanci që nuk do të kemi kufizime shpenzimesh, mjafton të jenë lojtarë që na duhen dhe t’i bëjmë pjesë të Tiranës”.

Vitin e ardhshëm do të jenë rreth 6 skuadra, të paktën në letër, në garë për trofe, a do mundi të jetë edhe Tirana, në sajë të programit të përforcimeve, në garë për titullin realisht?

“Ne jemi Tirana dhe me 25 tituj në kurriz dhe me stofin e kampionit, që kishim në sezonin e shkuar. Dhe kur pyesni do të jetë Tirana apo jo për titull, përgjigjen e ka brenda, patjetër që do të jetë,”- deklaron trajneri i bardhebluve Orges Shehi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport orges shehi seferi trajneri i bardhebluve trajneri i tiranes orges shehi seferi trajneri i bardhebluve trajneri i tiranes

Sondazh

Poll