Sport

Milani nxiton: Giroud gati firmën, lind ideja e shkëmbimit Papu Gomez-Castillejo

3 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Milani nxiton: Giroud gati firmën, lind ideja e shkëmbimit Papu

ITALI – Manovra në sulm për Milanin. Jo vetëm Olivier Giroud, i cili është shumë afër marrëveshjes për dy sezonet e ardhshme, por në shtëpinë kuqezi ka lindur edhe një ide e re: shkëmbimi Papu Gomez-Castillejo me Sevillan.

Sulmuesi francez praktikisht i ka thanë “po” Maldinit dhe me një transferim falas nga Chelsea, ai është gati të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 4 milionë euro, e cila me gjasa do të nënshkruhet pas “Euro 2020”.

Ndërkohë, gazeta “Repubblica” shkruan për një mundësi të re në treg, në aksin Milano-Sevilla. Një shkëmbim i sulmuesve: Castillejo të rikthehet Spanjë, ndërsa Papu Gomez të rikthehet në Itali, vetëm pas gjashtë muajsh nga largimi prej Atalantas.

Për 33-vjeçarin argjentinas, kuqezinjtë kanë qenë të interesuar për disa muaj, por drejtuesit e Bergamos kishin bërë një mur dhe donin ta shisnin atë vetëm jashtë vendit. Në La Liga, Papu Gomez bëri 18 ndeshje dhe shënoi tre gola, duke krijuar një boshllëk te Sevilla.

Ndërkohë, njoftohet se menaxherët e kuqezinjve do të rinisë gjithashtu edhe negociatat me fantazistin Hakan Calhanoglu për rinovimin e kontratës. Ata tani presim një përgjigje të shpejtë nga mesfushori turk i lindur në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta hakan calhanoglu olivier giroud papu gomez-castillejo repubblica sevillan atalanta hakan calhanoglu olivier giroud papu gomez-castillejo repubblica sevillan

Sondazh

Poll