Sport

Vetëm 463 minuta, aventura e Odise Roshit në Hungari mbyllet shumë shpejt, sulmuesi rikthehet te Akhmat Grozny

2 Qershor 2021, 16:28 Nga DOSJA
Vetëm 463 minuta, aventura e Odise Roshit në Hungari mbyllet

HUNGARI– Vetëm 463 minuta dhe 11 ndeshje me Diosgyori VTK. Odise Roshi mbyll aventurën me skuadrën  hungareze dhe do të rikthehet tek Akhmat Grozny ku qëndroi për 6 sezone.

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua në janar te Diosgyori VTK në Hungari, por nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij që të mos binte nga kategoria.

Klubi hungarez sigurisht që nuk e përballon dot më pagën e fierakut, i cili ka ende kontratë me çeçenët e Akhmat Grozny deri më 30 qershor 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport akhmat grozny hungari odise roshi akhmat grozny hungari odise roshi

Sondazh

Poll