Sport

Presidenti Meta nderon legjendat Vangjel Koja dhe Muhamet Përmeti, me titullin “Nderi i Kombit”

2 Qershor 2021, 17:42 Nga DOSJA

TIRANE – Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi me çmimin ‘’Nderi i Kombit’’ dy figura që shquara të sportit shqiptar, Vangjel Koja dhe Muhamet Përmeti. Vangjel Koja ka qenë trajner i volejbollit i ekipit të Dinamos dhe atij Kombëtar, ndërsa Muhamet Përmeti është ish-basketbollit i Partizanit dhe ekipit Kombëtar.

Nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’, Presidenti Meta, shkroi se dy sportistët janë shembuj të përhershëm të frymëzimit për brezat e rinj të sportistëve tanë:

“Sot pata kënaqësinë të nderoj me Titullin e lartë “Nderi i Kombit” dy ikona të sportit shqiptar, trajnerin legjendar të volejbollit të “Dinamos” dhe Ekipit Kombëtar, z.Vangjel Koja, si dhe basketbollistin e shquar të “Partizanit” dhe të Ekipit Kombëtar, z.Muhamet Përmeti.

Vlerësim plotësisht i merituar për ngritjen e volejbollit dhe të basketbollit shqiptar në majat më të larta ndërkombëtare të kohës, falë përkushtimit, kontributit dhe rezultateve të shkëlqyera, talentit të rrallë dhe personalitetit të gjithanshëm të tyre, shembuj të përhershëm frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve tanë,”- ka shkruar Presidenti i Republikës, Ilir Meta në faqen e tij zyrtare.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport basketbolli ilir meta muhamet përmeti presidenti i shqipërisë vangjel koja volejbolli basketbolli ilir meta muhamet përmeti presidenti i shqipërisë vangjel koja volejbolli

Sondazh

Poll