Sport

Vidal “arratiset” nga karantina për një natë me modelen, autoritetet kiliane hapin hetim

3 Qershor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Vidal “arratiset” nga karantina për një natë me

KILI – Autoritetet shëndetësore të Kilit kanë kërkuar një hetim mbi sjelljen e futbollistit të Interit, Arturo Vidal, i cili u kthye në shtëpi për t’u bashkuar me ekipin kombëtar, më 25 maj.

Mesfushori është përjashtuar nga kombëtarja, sepse doli pozitiv me Covid dhe ka qenë i shtruar në një klinikë. Por në vend që Vidal të qëndronte në karantinë, ai ka shkelur rregullat dhe ka qenë në një takim me një modele (ai dhe ajo kanë mohuar këtë).

Nënsekretarja e shtetit për shëndetësisë, Paula Daza, tha se Vidal “duhet, si të gjithë njerëzit që kanë mbërritur në vend, të respektojë rregulloret shëndetësore”. Protokolli shëndetësor aktualisht në fuqi, parashikon që lojtarët të qëndrojnë në karantinë dhe largohen nga hoteli, vetëm për të shkuar në stërvitje ose për të luajtur.

Nga ana tjetër, Arturo Vidal është parë në një pistë hipodrom për të marrë pjesë në garat e kuajve (një pasion i madh i tij) dhe më pas, duke darkuar në një restorant me një grup miqsh. Në këtë rreth miqësor kishte qenë edhe njëri prej tyre që e infektoi atë, sipas asaj që tha vetë Vidal.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arturo vidal paula daza pozitiv me covid arturo vidal paula daza pozitiv me covid

Sondazh

Poll