Sport

Donte të kujtonte vëllain e ndjerë me një ndeshje miqësore, futbollisti pëson goditje në zemër dhe ndërron jetë

2 Qershor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Donte të kujtonte vëllain e ndjerë me një ndeshje

ITALI-Giuseppe Perrino, futbollist 29-vjeçar i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Parmës, ndërroi jetë në Poggiomarino (Napoli) ndërsa ishte duke zhvilluar një ndeshje futbolli në kujtim të vëllait të tij Rocco, i cili ishte ndarë nga jeta tre vjet më parë në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti me biçikletë.

Karabinierët ndërhynë menjëherë, në qendrën Sportive të Futbollit “Cangianiello”. Nga sa mësohet futbollisti ka pësuar një goditje në zemër, siç u konstatua nga stafi i 118-tës. Trupi u dërgua në morgun Castellammare di Stabia për ekzaminim autopsie, siç ishte urdhëruar nga autoritetet gjyqësore.

Mesfushori, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Parmës, gjithashtu luajti në Lega Pro me Ebolitana.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giuseppe perrino itali napoli giuseppe perrino itali napoli

Sondazh

Poll