Politike

Arrihet marrëveshja politike! Miratohet instrumenti prej14.2 miliardë eurosh si ndihmë Para-Anëtarësimi për vendet e Ballk

2 Qershor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja politike! Miratohet instrumenti prej14.2 miliardë

BRUKSEL– Marrëveshja politike prej 14 miliardë euro është miratuar ditën e sotme si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje do të mbështesë politikën e zgjerimit dhe do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka publikuar marrëveshjen.

“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit. IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19.”-ka shkruar ai.

Këtë lajm e ka publikuar gjitashtu edhe  Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, i cili ka njoftuar në Twittër rreth marrëveshjes. Ai është shprehur gjithashtu se paketa e rënë dakord është një investim i qëndrueshëm në të ardhmen e zgjerimit të rajonit dhe BE, duke mbështetur zbatimin e reformave kryesore politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me standardet e BE dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat dhe politikat e saj.

 

Pleased that we have a political agreement on €14.2 bn Instrument for Pre-accession Assistance for 2021-2027 #EUbudget period. Among others #IPAIII will provide funding for Economic&Investment Plan for #WesternBalkans, key tool to underpin region’s postCOVID19 economic recovery. pic.twitter.com/rgqlTlP3DP

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 2, 2021

“Kjo marrëveshje e shumëpritur mbi ndihmën tonë ambicioze të financimit është një sinjal pozitiv, i mirëpritur dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Paketa e rënë dakord është një investim i qëndrueshëm në të ardhmen e zgjerimit të rajonit dhe BE, duke mbështetur zbatimin e reformave kryesore politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me standardet e BE dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat dhe politikat e saj. Ai do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, një mjet kryesor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të këtij rajoni me përparësi. Përmes investimeve në sektorë kyçë, përfshirë infrastrukturën, mjedisin dhe klimën, si dhe energjinë dhe digjitalin, kjo do të rrisë konvergjencën me BE dhe do të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët”.- është shprehur Oliver Varhelyi

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ipaiii ndihma e para-anëtarësimit olivér várhelyi ipaiii ndihma e para-anëtarësimit olivér várhelyi

Sondazh

Poll