Politike

“Partia, si stallë lopësh”, Balla i përgjigjet Bashës pas Asamblesë: Ne do e mbajmë dorën e shtrirë dhe dëshirën e

2 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
“Partia, si stallë lopësh”, Balla i përgjigjet

TIRANË– Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili mesditën e sotme e konsideroi PS-në ‘stallë lopësh’. Në një prononcim për mediat, pasi drejtoi Asamblenë e Partisë Socialiste që u mbajt online, Balla tha se nuk ka çfarë t’i thotë Bashës.

Ai shtoi se pavarësisht këtyre komenteve, Partia Socialiste do të vazhdojë ta mbajë shtrirë dorën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike.

“Çfarë të them unë për Lulin…Minimalisht Luli kur i referohet Partisë Socialiste, duhet t’i referohet një partie që ka një mirëorganizim të pakrahasueshëm dhe të gjithë anëtarët e vet i ka të disponueshëm. Por nuk dua t’i futem këtyre gjërave në atë parti, ku nuk dihet kush do të votojë për kryetarin më 13 qershor. Ne do e mbajmë dorën e shtrirë dhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për t’u ulur me PD-në sapo të fillojë legjislatura e re, me këdo që do jetë kryetar i PD. Maxhoranca ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta,”- tha Balla.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i cili zhvilloi sot një takim me demokratët e Kamzës, Vorës dhe Njësisë 11. Teksa fliste për zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk i kurseu komentet për PS-në. Ai tha se Rama e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha taulant balla lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll