Politike

Balla: Do kemi hapjen më të madhe që Partia Socialiste ka parë ndonjëherë, do nisë fushata

2 Qershor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Balla: Do kemi hapjen më të madhe që Partia Socialiste ka

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka lajmëruar se PS-ja do të futet në një fazë zgjerimi që nuk e ka parë asnjëherë më parë. Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së që u mbajt online, Balla tha se kjo fushatë do tu ofrojë të gjithë të rinjve një mundësi të artë për tu bërë pjesë e strukturave të PS-së. 

“Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur. Prandaj Asamleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iuofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore. Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngitjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.  Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posacëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të një trajtshm edhe efektive në cdo cep të Shqipërisë,”- tha Balla.

LAJM KRYESOR: Rama në Turqi! PS mbledh Asamblenë, Balla: Do ngrihet komisioni për të analizuar 25 prillin, partia do zgjerohet. Në filtër dhe patronazhistët, Pëllumbi: Faleminderit shokë e shoqe, na nxorrët faqebardhë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 qershor 2021 taulant balla asambleja e ps 2 qershor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll