Politike

Arben Pëllumbi numëron socialistët: Kemi 122 mijë e 917 shokë e shoqe, patronazhistët na nxorrën faqebardhë

2 Qershor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Arben Pëllumbi numëron socialistët: Kemi 122 mijë e 917

TIRANË– ‘Shokë e shoqe’, ky është epiteti që u ka vënë socialistëve Arben Pëllumbi. Në fjalën e tij në Asmablenë e Partisë Socialiste që u mbajt sot online, Pëllumbi numëroi anëtarët e Partisë Socialiste, të cilët i quajti ‘shokë dhe shoqe’ si dhe theksoi zbatimin e kuotës gjinore. Patronazhistët, Pëllumbi i falenderoi, pasi sipas tij, ata e ndihmuan partinë të dilte faqebardhë.

“PS-ja ka aktualisht 122 mijë e 917 anëtarë. 30 mijë e 50 janë shoqe dhe pjesa tjetër shokë. Kemi mbi një mijë antëarë më shumë se në vitin 2019. Kemi mbi 30% shoqe. Me arsmim të mesëm dhe të lartë kemi mbi 78% të anëtarësisë. Për rolin e organizatave socialiste, funksionojnë 5 mijë e 42 organizata. Në krye të çdo Organizate Socialiste ka qenë një shok dhe një shoqe. Shoqet sot përbëjnë 47% të kryetarëve të Organizatave Socialiste. Janë 1136 këshilltarë bashkiakë, 417 kryetarë të këshillave socialistë. Kohët e fundit patëm vështirësi nga pandemia. Në këto zgjedhje anëtarësia u ngarkua me detyrën e patronazhistit që përbëjnë bazën e piramidës sonë dhe që na ndihmoi shumë të dlim faqebardhë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021,”- tha Pëllumbi. 

LAJM KRYESOR: Rama në Turqi! PS mbledh Asamblenë, Balla: Do ngrihet komisioni për të analizuar 25 prillin, partia do zgjerohet. Në filtër dhe patronazhistët, Pëllumbi: Faleminderit shokë e shoqe, na nxorrët faqebardhë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben pëllumbi asambleja e ps 2 qershor 2021 arben pëllumbi asambleja e ps 2 qershor 2021

Sondazh

Poll