Politike

Rama zbulon arsyen e vizitës në Turqi: Do të vëzhgoj ecurinë e projekteve të bashkëpunimit të dy vendeve 

2 Qershor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Rama zbulon arsyen e vizitës në Turqi: Do të vëzhgoj

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e vizitës së tij në Turqi. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se është në Ankara për dy ditë dhe do të vëzhgojë ecurinë e projekteve për bashkëpunimin dy palësh të vendeve. Ai gjithashtu shkroi se do të takohet me investitorë në teknologji, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.     

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport,” shkruan Rama.

Rama u nis për në Turqi ditën e sotme, duke mos marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithëshme të PS-së, e cila u mbajt pasditen e sotme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama shkon ne turqi edi rama rama shkon ne turqi

Sondazh

Poll