Politike

Takon kunatin e Bashës? Publikohen pamjet: Dritan Leli nuk qëndron ‘duarkryq’ pas sulmit të socialistëve. Kryebashkiaku:

2 Qershor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Takon kunatin e Bashës? Publikohen pamjet: Dritan Leli nuk qëndron

TIRANË- GazetaTema ka publikuar një video, ku sipas medias në fjalë është Dritan Leli në një takim me kunatin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Erion Isufi. Disa orë pasi një pjesë e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës kërkuan ballafaqim me Lelin, të cilin e kanë akuzuar se e ka kthyer Vlorën, në delen e zezë të turizmit, Tema nxorri disa pamje, krahas të cilave shkruante se aty ishte Leli me Isufin.

Ky i fundit është një personazh i njohur dhe i përmendur shumë herë nga Partia Socialiste. Por, sipas Gazetës Tema, kjo gjë nuk e ka penguar Lelin që të zhvillojë një takim me Isufin, fill pas murit të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Këto pamje u përgënjeshtruan nga vetë kryebashkiaku i Vlorës. Në një status në rrjetet sociale, videon e publikuar nga Gazetatema, Leli e quan një skenar të stisur. Ai shton se në të vërtetë është takuar me një pedagogun Idlir Dervishi dhe se biznesmenin Erion Isufi nuk e njeh e nuk e ka parë ndonjëherë. 

Nga ana tjetër, një pjesë e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës kanë kërkuar ballafaqim me Lelin, pasi e kanë akuzuar se e ka kthyer Vlorën, në delen e zezë të turizmit. Në mbledhje jashtë radhe është propozuar që të ftohen edhe deputetët e Vlorës përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Si nisi krisja mes Lelit dhe kryeministrit Rama?

Gjithçka nisi kur ky i fundit doli kundër kryeministrit Rama duke mos pranuar që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli takon kunatin e bashes erion isufi dritan leli dritan leli takon kunatin e bashes erion isufi

Sondazh

Poll