Politike

Takoi kunatin e Bashës? Leli sqaron pamjet: Skenar i qëndisur, Erion Isufin s’e kam parë ndonjëherë, isha me një pedagog

2 Qershor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Takoi kunatin e Bashës? Leli sqaron pamjet: Skenar i qëndisur, Erion

TIRANË– Kryebashkiaku i Vlorë, Dritan Leli ka mohuar të jetë takuar me kunatin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Erion Isufi.

Në një status në rrjetet sociale, videon e publikuar nga Gazetatema, Leli e quan një skenar të stisur. Ai shton se në të vërtetë është takuar me një pedagogun Idlir Dervishi dhe se biznesmenin Erion Isufi nuk e njeh e nuk e ka parë ndonjëherë. 

“Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë,”- shkruan Leli.

GazetaTema publikoi një video pasditen e sotme, ku sipas tyre ishte Leli dhe kunati i Bashës, Isufi. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli takon kunatin e bashes dritan leli dritan leli takon kunatin e bashes

Sondazh

Poll