Politike

Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, votohet rendi i ditës, Balla: Do ngremë një komision për analizën e zgjedh

2 Qershor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, votohet rendi i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla në nisjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së që u mbajt nën drejtimin e tij këtë pasdite, falenderoi të gjithë anëtarësinë, patronazhistët si dhe ata persona që kontribuan në fitoren e 25 prillit. Balla u shpreh se mandati i dytë në qeveri ishte i vështirë për shkak të pandemisë së Covid si dhe tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Ai është shprehur se do të bëjnë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet gati për fitoren e zgjedhjeve lokale në vitin 2023 si dhe zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2025. Balla gjithashtu tha se në 12 qershor në ditën ku PS, mbush 30 vjeç do të thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm, ku do të festojnë si dhe do të paraqesin vizionin Shqipëria 2030.  

“Të dashur anëtarë të Asmblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit. Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën,të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë. Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandat të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.

Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuar rezultatin e 25 Prilli si një mundësi të madhe për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në cdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën prefernciale për kandidatin e vendosën gabim. Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës.

Jemi në kohën e duhur për të për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në cdo qendër votimi, pranë cdo organizate socialiste, në cdo Këshill Socioalistë, në çdo bashki dhe në cdo qark. Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.

Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.

Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke u ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore. Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë pë rngitjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.

Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posacëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të një trajtshme edhe efektive në cdo cep të Shqipërisë. Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Rama në Turqi! PS mbledh Asamblenë, Balla: Do ngrihet komisioni për të analizuar 25 prillin, partia do zgjerohet. Në filtër dhe patronazhistët, Pëllumbi: Faleminderit shokë e shoqe, na nxorrët faqebardhë

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 qershor 2021 taulant balla asambleja e ps 2 qershor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2021, 10:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Turqi, ku do të zhvillojë takime me investitorë për dy ditë. Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qever...