Politike

EKSKLUZIVE/ BE përgënjeshtron Adriatik Llallën: Vlahutin s’ka kërkuar kurrë arrestimin e Sali Berishës!

2 Qershor 2021, 16:34 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ BE përgënjeshtron Adriatik Llallën: Vlahutin

TIRANË– Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero ka mohuar në emër të unionit pretendimet e ngritura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, se ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës në kohën që ushtronte detyrën. Në një komunikim via email me Dosja.al, Pisonero sqaron se deklararat e Llallës nuk janë të vërteta dhe se për BE, është thelbësore pavarësia e gjyqësorit.

Përgjigjia e Ana Pisoneros:

BE hedh poshtë kategorikisht pretendimet e ish-Prokurorit i Përgjithshëm Llalla në lidhje me vërejtjet e pretenduara nga ish-Ambasadorja e BE në Shqipëri. BE përsërit rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një parim themelor i sundimit të ligjit.

Ndërkohë që protagonisti tjetër i kësaj historie, ish-presidenti Bujar Nishani, që Llalla pretendon se e ka njoftuar, deri në momentin e botimit të këtij artikulli nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve tona.

Dy netë më parë, në një intervistë për Çim Pekën, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla hodhi akuza në drejtim të ndërkombëtare për ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Llalla, tashmë një i dënuar dhe i larguar nga sistemi tha se ish-ambasadorja Romana Vlahutin madje i ka kërkuar arrestimin e Berishës si një hap kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin adriatik llalla arrestimi i sali berishes romana vlahutin

Sondazh

Poll