Politike

I zgjedhuri i shefit! Veliaj shkon në Turqi me kryeministrin Rama, ulet në tavolinë me investitorët e huaj

2 Qershor 2021, 18:26 Nga DOSJA
I zgjedhuri i shefit! Veliaj shkon në Turqi me kryeministrin Rama, ulet

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i zgjedhuri i radhës i kryeministrit Edi Rama që po e shoqëron këtë të fundit në vizita zyrtare jashtë vendit. Dosja.al ka mësuar se Veliaj ndodhet në Turqi me kryesocialistin Rama, ku ky i fundit do të qëndrojë për dy ditë.

Vetë Rama në një status në Facebook bëri me dije se në Turqi do të takohet me investitorë të ndryshëm turq të disa fushave si: teknologjia, turizmi, energjia, farmaceutika dhe transporti, por pa dhënë detaje të tjera.

Kjo vizitë bëri që kryeministri të mos merrte pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u mbajt online nën drejtimin e Taulant Ballës. Gjatë mbledhjes së nuk zgjati as gjysmë ore, u vu re edhe mungesa e Veliajt. Siç duket, arsyeja është se Veliaj ndodhet në Turqi me ‘shefin’ e tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rama vizite ne turqi edi rama erion veliaj rama vizite ne turqi

Sondazh

Poll