Politike

“Kemi bërë një pakt!” Elisa Spiropali: Nuk i komentojmë zgjedhjet në PD, po bëhen me stilin e vjetër dhe s’ka surpr

2 Qershor 2021, 15:10 Nga DOSJA
“Kemi bërë një pakt!” Elisa Spiropali: Nuk i

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se maxhoranca ka bërë një pakt për të mos komentuar asnjëherë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se zgjedhjet në PD nuk do të kenë surpriza, pasi sipas saj, po bëhen me ‘stilin e vjetër’. Garën brenda selisë blu, Spiropali e konsideroi si një nga sherrnajat e pavlera dhe të pabukta, që Shqipëria prodhon çdo ditë. 

“Dëgjo Denis, ne kemi bërë një premtim që nuk do të komentojmë për zgjedhjet brenda partisë së PD-së. Sidomos për sherrnaja të pavlera dhe të pabukta që prodhon Shqipëria me shumicë. Kjo gara pas humbjes ashtu është. Është shumë e shpejtë. Ne kemi festën e fitores, ata kanë zgjedhjet e humbjes. Ata po mbyllin sytë dhe sidomos kryetar i PD-së. PD-ja i ka humbur zgjedhjet. Ata i kanë pranuar rezultatet, do hyjnë në Kuvend. Patjetër që po. Kërkesat që kanë bërë ata vazhdimisht për rinumërim, kanë provuar se nuk ka pasur manipulime, por kjo është një temë tjetër,”- tha Spiropali.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhjet ne pd elisa spiropali zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2021, 10:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Turqi, ku do të zhvillojë takime me investitorë për dy ditë. Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qever...