Politike

OFERTA për bashkëqeverisje! Spiropali: Jemi të gatshëm t’i japim PD-së dhe Presidentin

2 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA
OFERTA për bashkëqeverisje! Spiropali: Jemi të gatshëm

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se maxhoranca është e gatshmë t’i japë Opozitës edhe Presidentin, në momentin që do të pranohet oferta bashkëqeverisjes.

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se Partia Socialiste nuk ka vija të kuqe bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe është shumë e hapur për bashkëpunim.

“Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër. E ftojmë të ulen me ne në tryezë. Ta ndalin baltën ndaj Shqipërisë. Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit. Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë,”- tha Spiropali.

Vetë kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në daljet e tij publike si dhe në intervista të ndryshme, Rama është shprehur se kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD e ka refuzuar teksa ka thënë se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të bashkëqeverisë me të.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali rama ftese opozites elisa spiropali rama ftese opozites

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2021, 10:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Turqi, ku do të zhvillojë takime me investitorë për dy ditë. Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qever...