Sport

“Pol” i Leclerc në Montekarlo, pastaj vjen përplasja. Verstappen në rreshtin e parë, në të dytin Bottas dhe Sainz. Ham

22 Maj 2021, 15:47 Nga DOSJA

MONTEKARLO – “Pole position” në garën e Montekarlos në Formula 1. Në sulmin e tij të fundit, Charles Leclerc u përplas, por pa e humbur vendin e parë. Holandezi Max Verstappen do të jetë pranë tij, pasi erdhi me 230 të mijtat e sekondës më vonë.

Në rreshtin e dytë të makina për nesër do të jetë Mercedesi i Valtteri Bottas dhe Ferrarin tjetër i Carlos Sainz. Britaniku Lewis Hamilton do të jetë me Mercedesin e tij në rradhën e katërt, pasi kampioni në fuqi u rendin në vendin e shtatë.

Për pilotin “shtëpiak” të Ferrarit ky është poli i tetë i karrierës së tij, por edhe më … dramatiku. Leclerc arriti kohën 1.10.346 në përpjekjen e parë, pastaj u kthye në pistë për t’u mbrojtur nga sulmi i fundit nga Max Verstappen, i cili e ndoqi atë në pistë.

Piloti i Ferrarit preku barrierat në dalje të këndit të dytë të Piscine (një dejà vu, në Montecarlo!), duke dëmtuar makinën, por ruajtur “pole”-n. Shpresohet që “kokëkuqja” të mos ketë ndonjë dëmtim të rëndësishëm, sa të shkaktojë penalizim për garën e nesërme.

Ajo që Charles ka fituar në principatë është poli i tij i tetë në karrierë dhe i pari që nga GP i Rusisë, më 29 Shtator 2019, i cili ishte edhe i katërti radhazi për Leclerc (pas atyre të Spa-Francorchamps, Monza dhe ajo e Singaporit). Një poker që u arrit për herë të parë vetëm nga Michael Schumacher, në historinë e Ferrarit.

Ja dhe renditja e pilotëve për garën e nesërme për GP të Montekarlos në Formula 1:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlos sainz charles leclerc formula 1 lewis hamilton max verstappen valtteri bottas carlos sainz charles leclerc formula 1 lewis hamilton max verstappen valtteri bottas

Sondazh

Poll