Sport

Ndalet futbolli nga Covid-19, por do të luhet “Copa America”…

22 Maj 2021, 09:20 Nga DOSJA
Ndalet futbolli nga Covid-19, por do të luhet “Copa

ARGJENTINE – Vala e re e Covid-19 që ka goditur Argjentinën e detyroi federatën e këtij vendi të ndalojë të gjithë kampionatet e futbollit, deri më 30 maj.

Kjo u njoftua nga vetë AFA, duke shpjeguar se vendimi u mor, për të mbështetur planin e qeverisë për të frenuar rastet e shumta të Covid në vend.

Por sipas shtypit argjentinas, në këtë vend do të luhen ndeshjet finale për “Copa America”, aktivitet i organizuar dhe planifikuar nga Conmebol.

Të enjten, River Plate është detyruar të zbriste fushë për Kupën Libertadores, pavarësisht njëzet rasteve me Covid në grupin e ekipit.

Milionarios ka arritur të fitojë ndaj Independent me rezultatin 2-1, e cila kishte vendosur në portë mesfushorin Enzo Perez. Të tre portierët e ekipit ishin të padisponueshëm, sepse ishin pozitivë me koronavirusin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina conmebol coppa america covid-19 argjentina conmebol coppa america covid-19

Sondazh

Poll