Penalltia e Vllaznisë dhe vendimi i arbitrit Jorgji bën për ‘spital’ Olsi Ramën:Vitin tjetër të blejmë këmisha çmen
21 Maj 2021, 21:18Nga DOSJA
TIRANË-Olsi Rama, drejtori i Partizanit, e ka cilësuar si absurde penalltinë që ka dhënë sot Enea Jorgji në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Duke mos i hequr meritat shkodranëve, ai theksoi se ishte e pakuptimtë ajo penallti me një hezitim që zgjati një minutë e gjysmë. “Unë nuk e kam parë asnjëherë atë hezitim, kam parë videon dhe nuk shoh as komunikim me anësorin dhe nuk e di se çfarë ka gjykuar në atë moment.
E kam parë gjestin e Belicës, ai është sikur ka veshur atë këmishën me lidhëse që përdorin në çmendina e dorën e kanë lidhur me trupin. Mbase i blejmë ca këmisha për vitin tjetër dhe nuk di kujt t’ia vesh.
Ka 1 minutë e 25 sekonda që kalojnë, derisa merret vendimi. Nuk ia kam idenë, ta shpjegojnë, ose të kërkoj raportin e arbitrit e të vëzhguesit. Nëse ma japin mua, se ndoshta gazetarëve ua japin më lehtë…I bëj komplimente Vllaznisë, pa diskutim. Sot nuk ishte Partizani që unë prisja, e kisha menduar ndryshe, ishte meritë e Vllaznisë. Ekipi nëse ka çaluar sot diku dhe e ka shprehur, është çështje karakteri”, tha Rama.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KURBIN-Laçi-Teuta u mbyll në barazim pa gola, një pikë e fituar nga secila skuadër,që për “Djemtë e Detit” vlen titullin kampion, pasi kryesojnë me pikë ...
TIRANË– Dora e mbrojtësit të Partizanit, Egzon Belica ishte episodi vendimtar i ndeshjes në kryeqytet mes Partizanit dhe Vllaznisë përfunduar me shif...
TIRANE – Teuta dhe Vllaznia kanë nga 63 pikë kur ka mbetetur për t’u luajtur edhe një ndeshje. Po pse durrsakët janë të parët dhe shkodranët të dytët. Rre...
TIRANE – Partizani u mposht në shtëpi nga një gol i Herald Markut me penallti dhe të kuqtë tashmë nuk kanë më asgjë në dorë për titullin kampion. Trajneri...
ITALI- Në ndeshjen e fundit të Serisë A, klubi i Beneventos do të detyrohet të udhëtojë në Torino me autobus për 12 orë. Ky vendim është marrë nga presidenti i ...
KURBIN – Laçi nuk ia doli të fitonte me Teutën, që të luante më pas një finale titulli në Shkodër kundër Vllaznisë. Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “...
SHQIPËRI– Duhet e java e fundit për të përcaktuar fituesin e titullit kampion në Superligën shqiptare por edhe se kush skuadër do të bie në një kategori më...
EUROPË- UEFA ka publikuar raportin vjetor sa i përket financave dhe si pandemia ka ndikuar në këtë sektor. Në detaje, në vitet 2019/2020 dhe 2020/2021, klu...