Sport

VIDEO / Matko Djarmati, drejtori i Vllaznisë në momentet më emocionuese të ndeshjes

22 Maj 2021, 11:25 Nga DOSJA
VIDEO / Matko Djarmati, drejtori i Vllaznisë në momentet më

TIRANE – Vllaznia fitoi në ndeshjen e javës së 35-të përballë Partizanit 0-1 falë penalltisë të shndërruar në gol nga ana e Herald Markut në minutën e 74-t.
Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” të kryeqytetit prodhoi emocione të forta për shkak të objektivit të të dyja skuadrave dhe ritmit të lartë të lojës të luftuar nga të dyja ekipet.

Penalltia e fituar në ato momente dhe për të cilën gjyqtarit Jorgji iu deshën disa sekonda për ta vendosur prodhoi emocione të forta te kushdo, por më tepër sigurisht te stafi i Vllaznisë dhe këtë gjë e tregon fare mirë kjo video, ku duket drejtori i klubit shkodran Matko Djarmati.

Mjafton të shohësh këtë video për të kuptuar tensionin, emocionin dhe gëzimin që të dhuron loja e bukur e futbollit.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll