Sport

Titulli në La Ligën spanjolle, çështje madrilene…

22 Maj 2021, 13:50 Nga DOSJA
Titulli në La Ligën spanjolle, çështje madrilene…

SPANJE – Gara për titullin kampion në Spanjë është e destinuar të zgjasë deri në sekondën e fundit, me dy skuadrat e Madridit, Atleticon dhe Realin, që do të duelojnë në distancë për të fituar trofeun.

Kështu “Los Colchoneros”, që kanë udhëhequr me meritë kampionatin thuajse gjatë gjithë kohës, kanë sforcon e fundit në transfertën e “Jose Zorilla”-s, ndaj Valladolidit, ku do t’u mjaftojë marrja e tre pikëve, për të nisur menjëherë festën.

Një mision i lehtë në letër për skuadrën e Simeones, por që nuk pritet të jetë aspak i tillë në fushën e lojës, pasi vendasit janë në zonën e rënies nga kategoria dhe do të provojnë gjithashtu të marrin tre pikët për të shpresuar të mbijetojnë.

Po në orën 18:00, Reali i Madridit do të presë Villarealin në “Alfredo Di Stefano”, në një sfidë gjithashtu mjaft interesante, ku të besuarit e Zidane do të duhet të luftojnë shumë në fushë, por të mbajnë edhe një sy nga Valladolidi.

Fitorja e “Los Blancos” edhe mund të mos mjaftojë për të festuar, pasi titulli është në dorën e Atleticos, ndërsa vlen të theksohet se Villareali është në garë për një vend në Europa League dhe ka nevojë për tre pikë, për t’ia dalë.

Sfida tjetër e La Liga-s është ajo mes Eibarit dhe Barcelonës, me vendasit që kanë prerë biletën për në Segunda Division, ndërsa katalanët do të synojnë tre pikët, për ta mbyllur sezonin në vendin e tretë.

Për shkak të situatës kaq të nxehtë për çështjen titull në Madrid policia ka marrë edhe masat në dy sheshet kryesore të qytetit, ku pritet që tifozët të festojnë në fund të vërshëllimës së arbitrit.

Do të ketë afro 1000 forca policie. Shumë agjentë do të jenë të organizuar dhe të tjerë në terren për të mos lejuar grumbullimet e tifozëve për shkak të pandemisë “COVID” dhe shtimit të numrave të të infektuarve.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll