Sport

E ardhmja e “Zorros” mes Italisë dhe Premier Leagues

22 Maj 2021, 14:05 Nga DOSJA
E ardhmja e “Zorros” mes Italisë dhe Premier Leagues

ITALI – Ndeshja me Spezian do të jetë e fundit për Paulo Fonseca si trajner i Romës. Portugezi do të largohet për t’i lënë vendin një tjetër portugezi, Jose Mourinhos.

“Special One” nuk qëndroi shumë gjatë pushim pas shkarkimit nga Tottenham dhe sezonin e ardhshëm do e shohim sërish në Serie A. Nga ana tjetër Fonseca la një emër të mirë në Itali dhe ka patur pëlqimin edhe të drejtuesve të Fiorentinës.

Interesim ka edhe nga Premier League. Sipas Daily Mirror, Wolves është gati t’i besojë stolin, aty ku do të zëvendësojë Nuno Espirito Santo. “Ujqit” kanë në përbërje një koloni të madhe me lojtarë portugezë, diçka që do ia lehtësonte trajnerit përshtatjen tek ekipi i ri.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll