Sport

Ndryshon situata te Napoli, janë gati “ta dëgjojnë” Hysajn…

22 Maj 2021, 09:40 Nga DOSJA
Ndryshon situata te Napoli, janë gati “ta dëgjojnë”

ITALI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, me gjasa ishte për t’u larguar nga Napoli me parametra zero, pasi kontrata e tij përfundon në muajin qershor. Mirëpo sipas medias italiane “Il Mattino”, tani duket sikur gjërat kanë ndryshuar. Thuhet se klubi po mendon t’i ofrojë një rinovim mbrojtësit shkodran, pasi presidenti Aurelio De Laurentis ka ndezur dritën jeshile për të rinovuar me Hysajn dhe është gati për të dëgjuar kërkesat e mbrojtësit shqiptar.

Raportohet se 27-vjeçari Hysaj kërkohet nga skuadra të mëdha europiane, si Reali i Madridit, Milani apo edhe Roma, por nëse kërkesa e tij ekonomike do të plotësohen nga drejtuesit e klubit të Napolit, mbrojtësi shkodran nuk ka ndërmend të lëvizë në ndonjë skuadër tjetër. Hysaj, me fanellën e kaltër në këtë sezon është aktivizuar në 28 ndeshje nga ku ka rregjistruar 3 asiste dhe shënuar një gol.

Klubi nga Kampanja ka paguar 5 milionë euro për të marrë kartonin e shqiptarit nga Empoli në verën e 2015-ës dhe në 6 sezone me fanellën e Napolit, mbrojtësi shkodran numëron 223 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet dhe një gol të shënuar.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “il mattino” aurelio de laurentis elseid hysaj “il mattino” aurelio de laurentis elseid hysaj

Sondazh

Poll