Sport

Infantino sqaron pozicionin e tij: “FIFA nuk qëndron prapa projektit të Superligës”

22 Maj 2021, 09:57 Nga DOSJA
Infantino sqaron pozicionin e tij: “FIFA nuk qëndron prapa projektit

ZVICER – Të gjithë sytë ishin drejtuar nga Gianni Infantino në Kongresin e 71-të të FIFA-s dje, pas raportimit të fundit të “New York Times”, mbi përfshirjen e tij të mundshme në krijimin e Superligës, shkruan “Footboll Italia”.

Por shefi i FIFA-s i ka quajtur thashetheme fjalët e përhapura dhe mohoim, që ai të ketë qenë pjesë e krijimit të të ashtuquajturës Superligë.

“Ne duhet të shohim faktet, jo thashethemet. Unë kam punuar në pozicione të ndryshme të larta në futboll për dekada. Kam biseduar me shumë klube dhe Superliga ka qenë një temë diskutimi, të gjithë në futboll e dinë këtë,”- tha Infantino në Kongresin e FIFA-s.

“Përgjegjësia e FIFA-s është të diskutojë për futbollin me palët e interesuara. Të dëgjosh disa klube dhe të flasësh me ta, nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit, duke bashkëpunuar ose duke kurdisur një komplot”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gianni infantino kongresin e 71-të të fifa-s superliga gianni infantino kongresin e 71-të të fifa-s superliga

Sondazh

Poll