Sport

Stefano Pioli: “Jemi gati për sforcon e fundit”

22 Maj 2021, 14:10 Nga DOSJA
Stefano Pioli: “Jemi gati për sforcon e fundit”

ITALI – Pas gjysmës së parë të sezonit të zhvilluar në mënyrë perfekte dhe pjesës tjetër me shumë hapa fals, Milani do të luajë të dielën në mbrëmje finalen e vërtetë të sezonit, atë ndaj Atalantës në Bergamo.

Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shpreh se beson te arritja e një vendi në zonën Champions dhe pranoi se i është dashur të punojë shumë në aspektin psikologjik të skuadrës.

“Kemi kaq kohë që vlerësojmë rëndësinë e ndeshjes së radhës, por kjo ndaj Atalantës është finalja e vërtetë. Kemi bërë një sezon perfekt dhe jemi gati për sforcon e fundit, që besoj se do të shpërblejë mundin dhe djersën tonë. Ka qenë një javë e vështirë për t’u menaxhuar, pasi deri të mërkurën vuajtëm zhgënjimin e barazimit me Cagliarin, ndaj na është dashur të punojmë shumë në aspektin psikologjik”, u shpreh Pioli.

Kampionati për Atalantën ka përfunduar, megjithatë trajneri i Milanit pranon se nuk pret dhurata, teksa zbuloi se Rebiç është në dyshim për sfidën e nesërme, për shkak të një problemi fizik.

“Pres të shoh Atalantën e zakonshme, që luan me intensitet të lartë dhe kërkon të fitojë. Kanë një lojë të kolauduar dhe ne u jemi afruar shumë këtë sezon, por fusha do të tregojë më shumë. Të gjithë janë në formë të mirë, me përjashtim të Rebiç, që me shumë gjasa nuk do t’ia dalë, megjithatë në Bergamo do të udhëtojmë të gjithë, edhe Ibra”,- tha trajneri i kuqezinjve.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll