Sport

FIFA e hapur për Botërorin në çdo dy vite: “Ide për të studiuar”…

22 Maj 2021, 10:18 Nga DOSJA
FIFA e hapur për Botërorin në çdo dy vite: “Ide

ZVICER – Planit për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vjet, FIFA i ka hapur një “derë” në Kongresin e 71-të të saj. Në fund të kongresit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino theksoi “ne e dimë se çfarë përfaqëson Kupa e Botës, ne duhet të kuptojmë se si mund të përshtatet ky propozim në kalendarin ndërkombëtar”.

Ideja për një Botëror çdo dy vite, u propozua nga Federata Saudite e Futbollit dhe u miratua në Kongresin e 71-të të FIFA-s me mbështetjen e 166 federatave, ndërsa 21 abstenuan. Gjithsesi, asgjë nuk është përcaktuar ende, por në muajt e ardhshëm FIFA do ta studiojë këtë propozim, do të vlerësojë kostot dhe përfitimet dhe më pas do të vendosë nëse propozimi do të zyrtarizohet.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk bën plane shpejt: “A do ta jetojmë Kupën e Botës çdo dy vjet? Vetëm koha do ta tregojë”. Por ai shton, se nuk ka asnjë arsye për të menduar se afrimi në kohë mund të heqë interesin në garë, duke përdorur argumentin: “Champions League luhet çdo vit dhe vazhdon të ndiqet nga tifozët”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league gianni infantino kongresin e 71-të të fifa-s presidenti i fifa-s champions league gianni infantino kongresin e 71-të të fifa-s presidenti i fifa-s

Sondazh

Poll