Sport

Me telefon nëpër duar po prisnin humbjen e Partizanit, lojtarët e Teutës çmenden kur mësojnë rezultatin

21 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
Me telefon nëpër duar po prisnin humbjen e Partizanit, lojtarët e

KURBIN-Laçi-Teuta u mbyll në barazim pa gola, një pikë e fituar nga secila skuadër,që për “Djemtë e Detit” vlen titullin kampion, pasi kryesojnë me pikë të barabarta me Vllazninë, por kanë vetëm epërsinë e një goli në golaverazhin e përgjithshëm.

Menjëherë pasi u mbyll takimi, futbollistët e Teutës morën celularët nëpër duar dhe po prisnin me ankth rezultatin e Partizanit, pasi në rast barazimi të skuadrës kryeqytetase atëherë durrsakët do të renditeshin në vendin e dytë.

Në momentin që sfida u mbyll, shpërtheu festa e cila vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes së bashku me presidentin e klubit. Teuta është pranë titullit kampion, teksa në takimin e fundit pret Apoloninë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport partizani teuta partizani teuta

Sondazh

Poll