Sport

“Neveri,neveri!” Humbja e Partizanit me një rast të dyshimtë tërbon Erion Braçen, sulmon Dukën dhe arbitrin: Sistem kr

21 Maj 2021, 19:58 Nga DOSJA
“Neveri,neveri!” Humbja e Partizanit me një rast të

TIRANË– Dora e mbrojtësit të Partizanit, Egzon Belica ishte episodi vendimtar i ndeshjes në kryeqytet mes Partizanit dhe Vllaznisë përfunduar me shifrat 0-1. Për arbitrin ishte penallti duke bërë që skuadra e kuqe të ketë mundësi minimale për t’u shpallur kampion.

Për Vllazninë ishte një fitore e madhe në kryeqytet e nisur nga kjo ndeshje, nuk kishte si të mungonte dhe një koment nga zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe i cili njihet edhe si tifoz i skuadrës së kuqe.

Në një postim të bërë në profilin e tij, Braçe sulmon drejtpërdrejtë arbitrin Enea Jorgji dhe presidentin e Federatës, Armando Duka.

POSTIMI I ERION BRAÇES

Neveri, neveri! Shiheni: Dora e Belicës është ngjitur me trupin, mbron hijen! Arbitri i Armando Dukes, Enea Jorgji është qartësisht në fushëpamje, e sheh qartë fare. Arbitri i Armando Dukës, Enea Jorgji nuk vendos, por i kërkon mendim anësorit, arbitrit të Armando Dukës, Kreshnik Bajramajt, që është në krahun tjetër, as sheh gjë hiç.

Nuk vendosin e presin, por kë presin? Kë? Pas tre minutash, ku as kanë ekran të shohin, pra as VAR e as shkojnë kund të shohin rastin, vendosin penallti!

Tani shiheni prape. A është dorë e hapur kjo? Jooooooo! Fare! Kjo është ndyrësira që nuk nis e mbaron tek Enea Jorgji. Është një sistem i tërë kriminal, brenda të cilit është dhe televizioni, që pastron llumin që konsumohet në fushë!

Neveri, neveri! Mllefi ndaj një ekipi që është i vetmi që luan drejt në këtë vend, prodhon këtë neveri qelibar siç thotë llumi i llumit te televizionit!

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport erion brace partizani vllaznia erion brace partizani vllaznia

Sondazh

Poll