Sport

Lazio, Tare: “Rinovimi i Inzaghit? Në fund të kampionatit”

19 Maj 2021, 04:44 Nga DOSJA
Lazio, Tare: “Rinovimi i Inzaghit? Në fund të kampionatit”

ITALI – “Për një kohë të gjatë kemi qenë në bisedime, që në fund të sezonit, pas ndeshjes kundër Sassuolo, do të ulemi së bashku për ta mbyllur këtë çështje.”

Kështu është shprehur drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, në mikrofonat e “Sky Sport” para ndeshjes Lazio-Torino, kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzaghi. “Ne e dimë se çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit, ai e di se çfarë mendojmë dhe ne e dimë se çfarë mendon ai,”- mbylli diskutimet rreth kësaj teme drejtuesi i lartë i klubit lacial.

“Me Igli Taren ekziston një marrëdhënie pothuajse vëllazërore, çfarëdo që të vendosim. Ekziston gjithashtu një marrëdhënie e shkëlqyeshme me presidentin. Unë kam me të që nga viti 2004 dhe kam një nderim të madh. Nuk do të ketë kurrë një mosmarrëveshje, në asnjë mënyrë,”- ka deklaruar ndërkohë vetë Simone Inzaghi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtori sportiv i lazios igli tare simone inaghi drejtori sportiv i lazios igli tare simone inaghi

Sondazh

Poll