Sport

Presidenti i kurbinasve Laska “replikon” me drejtorin e të kuqve Rama

18 Maj 2021, 21:15 Nga DOSJA

TIRANE – Dje, nga tribuna e “Air Albania”, teksa skuadra e tij fitoi 1-0 ndaj Tiranës, presidenti i kurbinasve Pashk Laska, i pyetur nga mediat, tha se Laçi e ka arritur objektivin e tij pjesëmarrjen në kupa e Europës. I pyetur se kush del kampion, ai tha Teuta, duke qeshur dhe pa dhënë argumenta.

Fjalët e presidentit Laska nuk janë pëlqyer dhe janë komentuar në studiot televizive, veçanërisht nga drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili edhe ka “kërcënuar” se këto fjalë kanë nënteks që duhen hetuar, duke patur parasysh që skuadra e Laçit do të ndeshjet me Teutën.

Por, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska, nuk ka vonuar t’i përgjigjet drejtorit të klubit të kuq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale: “Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim, apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër.

Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe drejtori i Përgjithsdhëm i Partizanit. Kurioziteti im është se si ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta, se Partizani del kampion.

Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen, se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtëtuar thënien në njëfarë mënyre?,”– mbyllet përgjigjja-replikë e presidentit kurbinas Pashk Laska.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania drejtori i partizanit olsi rama presidenti i kurbinasve pashk laska air albania drejtori i partizanit olsi rama presidenti i kurbinasve pashk laska

Sondazh

Poll