Sport

Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën, nuk e njeh si shtet

18 Maj 2021, 18:04 Nga DOSJA
Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën, nuk e njeh si shtet

KOSOVE – Kosova kishte planifikuar të luante ndeshje miqësore me Kazakistanin në “Fadil Vokrri” më 4 qershor, por kombëtarja e këtij vendin, nuk është lejuar të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo për shkak se Kazakistani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse prej pesë vitesh Kosova është pranuar si anëtare në FIFA dhe UEFA me të drejta të plota, politika e disa vendeve, kryesisht në Europë, vazhdon të ndikojë edhe në veprimtaritë sportive.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, kur është pyetur se anullimi i miqësores ka ndodhur për shkak se kazakistani nuk e njeh pagvarësisnë e Kosovës, është përgjigjur: “Besoj që po. Si federata kemi raporte shumë të mira,”– ka thënë ai për mediat kosovare.

Në vend të Kazakistanit, më 4 qershor Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Maltën në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia, më 8 qershor kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, për shkak të masave anti-covid dhe hyrjen në Turqi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eroll salihu kazakistani miqesorja e 4 qershorit eroll salihu kazakistani miqesorja e 4 qershorit

Sondazh

Poll