Sport

Bavarezët e Bayernit konfirmojnë lamtumirën e legjendave…

18 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA

GJERMANI – Administratori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar: “Ju nuk mund ta vlerësoni aq sa duhet kontributin që ka dhënë Hermann Gerland për FC Bayern. Dyert e klubit do të jenë gjithmonë të hapura për ‘Tigrin’, ai gjithmonë do të mbetet pjesë e familjes Bayern”.

Ndërsa i dha lamtumirën Kloses, Rummenigge thotë: “Ne e respektojmë vendimin e Miroslav Klose për t’u larguar dhe i urojmë fat të mirë për karrierën e tij të ardhshme”.

Ish-sulmuesi aktualisht është i lidhur me Fortuna Düsseldorf. Sipas informacionit të “Bild Sport” Miroslav Klose ka marrë disa oferta, që janë me interes për të.

Po kush është Hermann Gerland? ‘Tigri’ ka ndihmuar Louis van Gaal, Jupp Heynckes, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti që nga viti 2009.

Para kësaj, ai ka qenë trajner i Bayern II nga 2001, ndërkohë që nga 1990 në 1995 ka punuar me të rinjtë, si dhe 28 ndeshje ka punuar si ndihmës i Sören Lerby dhe Erich Ribbeck. Tani, pas 25 vitesh, vjen edhe lumtumira e Gerlandit nga Bayer Munche!

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munche hermann gerland karl-heinz rummenigge miroslav klose bayern munche hermann gerland karl-heinz rummenigge miroslav klose

Sondazh

Poll