Sport

Barça “merr frymë”, Laporta siguron 100 mln. euro për pagat e prapambetura

18 Maj 2021, 18:21 Nga DOSJA
Barça “merr frymë”, Laporta siguron 100 mln. euro

SPANJE – Ashtu si shumë prej klubeve, që ishin regjistruar në projektin e Superligës Europiane, edhe klubi katalan i Barcelonës po lufton për t’i rritur financat dhe zvogëluar deficitet, pas ndikimit të pandemisë Covid-19 që kanë rrudhur të ardhurat.

Presidenti i ri i klubit “blaugrana”, Joan Laporta, me sa duket e ka gjetur çelësin dhe ka arritur të sigurojë një hua me vlerë prej 500 milionë eurosh nga banka amerikane e investimeve “Goldman Sachs”. “ESPN” pretendon se 100 milionë do të arrijnë menjëherë, që Barcelona të shlyejë pagesat e papaguara që u detyrohen lojtarëve.

Borxhi bruto i klubit thuhet se tani është gati 1.2 miliardë euro. Burimet e “ESPN” thonë se situata me pagesa të papaguara ishte aq e keqe, sa Barcelona po përgatitej për ta çuar ankimuar çështjen në Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “goldman sachs” 100 milionë 500 milionë eurosh espn joan laporta “goldman sachs” 100 milionë 500 milionë eurosh espn joan laporta

Sondazh

Poll