Sport

200 vende të botës, “me sytë” te finalja e Kupës së Italisë…

18 Maj 2021, 15:52 Nga DOSJA
200 vende të botës, “me sytë” te finalja e Kupës

ITALI – Do të jetë një mbrëmje plot ngjarje dhe argëtim, kur Atalanta dhe Juventus, të mërkurën e 19 majit, në orën 21:00, do të garojnë në “Mapei Stadium” të Reggio Emilia për të fituar Kupën e Italisë, të quajtur “TIMVISION”.

Kjo ndeshje do të shihet nga tifozë në të gjithë botën, pasi do të ketë 30 transmetues të huaj (31 përfshirë RAI Itali), të cilët do të transmetojnë për 200 vende të ndrushme të botës, ku mbulimi televiziv i drejtpërdrejtë, do të jetë i disponueshëm përmes rrjeteve sociale të Lega Serie A.

30 kamera do të ndjekin episodet e finales, një rekord për një ndeshje të luajtur në Itali. Stadiumi do të jetë i hapur për tifozët në 20% të kapacitetit të impiantit dhe spektatorët do të jenë në gjendje të hyjnë në stadium, falë përdorimit të Mitiga APP i cili do të sigurojë të gjitha informacionet e nevojshme për të përfunduar procedurat e hyrjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “mapei stadium” atalanta juventus kupa e italise reggio emilia “mapei stadium” atalanta juventus kupa e italise reggio emilia

Sondazh

Poll