Sport

Sekretari Shulku merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Futbollit të UEFA-s…

18 Maj 2021, 20:18 Nga DOSJA
Sekretari Shulku merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Futbollit

TIRANE – U zhvillua pasditen e sotme mbledhja e Komitetit të Futbollit në UEFA, në të cilën mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në cilësinë e anëtarit të këtij komiteti të rëndësishëm në qeverinë e futbollit europian, ku bëjnë pjesa emra të mëdhenj si Luis Figo, Demetrio Albertini dhe Dejan Saviçeviç.

Në rendin e ditës së mbledhjes së këtij Komiteti ishin disa rregulla të lojës, si elementi i pesë zëvëndësimeve, që do të qëndrojë në fuqi deri në dhjetor 2021, duke parë ngjeshjen e madhe të kalendarëve, si pasojë e Covid-19, që solli edhe spostimin me një vit të Kampionatit Europian. Element tjetër që u diskutua për rregullat e lojës, ishte pjesa e prekjeve të topit me dorë brenda zonës që do të konsiderohen penallti, pas disa propozimeve që kanë mbërritur nga IFAB.

Në veçanti, temat që u pritën me interes dhe u diskutuan ishin strukturat dhe formatet e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference dhe ndryshimet e mundshme në dy kompeticionet bazë, ato edhe Champions dhe Europa League. Një tjetër temë me shumë interes ishte ajo e kompeticioneve të moshave, propozim që jo vetëm favorizon ekipet kombëtare të federatave të vogla, por rrit në të njëjtën kohë dhe intensisetin e ndeshjeve përmes një skeme të re që do është propozuar nga UEFA.

Komiteti i Futbollit është një structure, e cila pret propozimet që i vijnë nga administrata e UEFA-s, i merr në shqyrtim ato propozime dhe jep vlerësimet e nevojshme në të mirë të lojës për t’i kaluar më pas, në procesin e vendimarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbledhja e komitetit te uefa=s sekretari i pergjithshem ilir shulku uefa champions league uefa conference uefa europa league mbledhja e komitetit te uefa=s sekretari i pergjithshem ilir shulku uefa champions league uefa conference uefa europa league

Sondazh

Poll