Sport

VIDEO/ Inzaghi nuk e ndihmon dot të vëllanë, Torino bllokon Lazion dhe shpëton sezonin mes drithërimave

18 Maj 2021, 20:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Inzaghi nuk e ndihmon dot të vëllanë, Torino bllokon

ITALI-Objektiv i realizuar nga Torino. Në ndeshjen e javës së 25-të të kampionatit italian, skuadra granata barazoi 0-0 me Lazion, në stadiumin “Olimpico”, takim ky i prapambetur. Një rezultat që i shkon për shtat skuadrës torineze që mund të marrë frymë lehtësisht, pasi tashmë ky sezon është i shpëtuar.

Lazio e kërkoi fitoren me ngulm, e kjo u pa në rastet që krijoi, ashtu edhe me realizimin e Immobiles, por arbitri Fabbri zhvlerësoi realizimin e sulmuesit pasi akordoi goditje dënimi në atë kontakt me mbrojtësin e Torinos Nkoulou.

Në pjesën e dytë Simone Inzaghi kishte një mundësi të artë sot për të mposhtur Torinon e për t’i dhënë një asist të vëllait të tij, Filipo Inzaghi që drejton Beneventon në ndeshjen e fundit që do e luanin kundër Torinos, por Immobile humbi penallti pak minuta nga fundi dhe skuadra granata doli nga kjo ndeshje me një pikë që vlen qendrimin në Serie A. Në këtë takim,Muriqi dhe Strakosha luajtën për 90 minuta.

 

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport immobile inzaghi lazio immobile inzaghi lazio

Sondazh

Poll