Sport

Roy Hodgson thotë mjaft: “Pas 45 vitesh është koha e duhur për të dalë në pension”

18 Maj 2021, 16:17 Nga DOSJA

ANGLI – Pas katër sezonesh në krye të Crystal Palace, Roy Hodgson thotë mjaft. Trajneri që ka drejtuar dy herë Interin dhe një periudhë të shkurtër në Udinesen në Itali, në moshën 73 vjeç, vendosi t’i japë fund karrierës së tij si trajner. “Eshtë një vendim që nuk e mora brenda natës, e kam menduar për një kohë të gjatë,- janë fjalët e trajnerit britanik në konferencën për shtyp.

Mirupafshimet nuk janë fjalët e mia, por pasi isha trajner për rreth 45 vjet, e kuptova se është koha e duhur për t’u larguar nga futbolli, kështu që dy ndeshjet e fundit të Premier League, do të jenë të fundit për mua si trajner i Crystal Palace.”

“Unë sigurisht nuk e lë klubin, do të kthehem duke kërkuar një punë tjetër. Fillimisht dua të rri larg futbollit për një kohë. Dua të kem më shumë kohë për veten time, të shkoj në shtëpi pa menduar për zgjedhjen, ose çështjet e skuadrës që kërkojnë aftësi menaxheriale. Unë do të doja të udhëtoja, ka shumë vende ku do të doja të shkoja.

Unë jam i interesuar të zbuloj se si do të jetë jeta ime, megjithëse padyshim që nuk do të jetë e lehtë t’i them lamtumirë diçkaje që kam bërë çdo ditë për 45 vjet. Me mbështetjen e gruas sime dhe djalit tim, unë kam besim se do të gjej diçka për t’u marrë dhe kujdesur,”- ka deklaruar ndër të tjera trajneri 73-vjeçar, Roy Hodgson.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport crystal palace roy hodgson trajneri 73-vjecar crystal palace roy hodgson trajneri 73-vjecar

Sondazh

Poll