Sport

Dinamo-Egnatia, finalja e Kategorisë së Parë në “Elbasan Arena”

18 Maj 2021, 20:39 Nga DOSJA

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshja finale për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë ndërmjet Dinamos dhe Egnatias do të luhet më 22 maj, duke nisur nga ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dyja skuadra finaliste, Dinamo në grupin A dhe Egnatia në grupin B, kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e futbollit elitar dhe do të konkurrojnë në kampionatit të Superiores sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, që dy skuadrat e renditura të dytat në grupet, respektivisht Burreli dhe Tomori, do të përballen midis tyre për të përcaktuar skuadrën, që do të ndeshjet në “play-off” me skuadrën që do të renditet e teta, për të përcaktuar edhe skuadrën e fundit të Superiores për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 22 maj burreli dhe tomori dinamo në grupin a dhe egnatia në grupin b dinamos dhe egnatia elbasan arena federata shqiptare e futbollit 22 maj burreli dhe tomori dinamo në grupin a dhe egnatia në grupin b dinamos dhe egnatia elbasan arena federata shqiptare e futbollit

Sondazh

Poll