Aktualitet

“Ishte gabim i madh”, Veseli komenton foton e publikuar nga deputetja: Nuk ndalemi

17 Maj 2019, 17:05 Nga DOSJA
“Ishte gabim i madh”, Veseli komenton foton e publikuar nga

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherë është kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas fotos së publikuar nga deputetja e partisë së tij Flora Brovina, e cila më pas rezultoi e falsifikuar.

Ai shprehet se ka qenë një gabim i madh që më shumë i ka kushtuar PDK-së, ndërsa shton se nga ky rast duhet të merret mësim.

“Ka ndodhur një gabim, që është i madh, dhe është i rëndë. Ka ndodh një gabim që më së shumti na ka kushtuar neve, por nuk do të ndalemi. Duhet të nxjerrim mësim nga ky gabim Ky gabim na dëshmon që trajtimi i të kaluarës duhet të bëhet në mënyrë profesionale, dhe jo duke u ngutur, dhe pa i konfirmuar. Nga dita e parë e kësaj iniciative ka pasur goditje e etiketime. Por një gjë duhet të dihet. Tribunali do të ndodh, ka fakte boll, ka dëshmitar”, është shprehur Veseli për gazetarët.

Pavarësisht kësaj, Veseli thekson se “Serbia do të përgjigjet, dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat, derisa të dënohen për krimet e kryera”.

I pyetur se si ka mundësi që si kryetar i partisë të mos ishte në dijeni për një veprim të tillë, tha: “Ju mendoni se 120 deputet janë fëmijët e mi. Ju mendoni se secili prej tyre vjen tek unë. Ju mendoni që do të lejojë Serbinë, dhe kundërshtarët e popullit tonë të kënaqen me këtë”.

Më tej ai tha: “Të hënë Kuvendi do të vazhdojë seancën ku ka mbetur prëmë. Do të votohen të gjitha pikat me mbështetje të gjërë, si dhe iniciativa për ngritje të Tribunalit. E kemi fituar lirinë sepse e kemi merituar, do ta fitojmë edhe drejtësinë”.

Fotoja e publikuar ditën e djeshme nga deputetja shkaktoi shumë polemika në rrjet. Disa prej portaleve të televizioneve më presigjioze kombëtare i publikuan fotot pa asnjë mbulim. Kjo solli edhe reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës. Në reagimin e tyre për shtyp shkruhej se publikimi i fotos së përdhunimit të një femre kosovare nga serbët, ka shkelur dinjitetin njerëzor. Ata theksonin se zbulimi i identitetit të të përdhunuarës nuk ndihmon në vendosjen e drejtësisë.

Dosja.al ishte e vetmja media online që censuroi pamjet e publikuara nga deputetja kosovare.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deputetja flora brovina dëshmi tronditëse foto e montuar foto tronditese te perdhunuares nga serbet kosove deputetja flora brovina dëshmi tronditëse foto e montuar foto tronditese te perdhunuares nga serbet kosove

Sondazh

Poll