Aktualitet

Dalin pamjet/ Të shtëna në rrugë, ulërima e një vajze, si u plagos menaxheri i VIP-ve, Met Elshani

17 Maj 2019, 16:47 Nga DOSJA
Dalin pamjet/ Të shtëna në rrugë, ulërima e një

KOSOVË– Videoja e mëposhtme tregon Met Elshanin në momentet e para pas plagosjes.

Menaxheri i VIP-ave shihet teksa rrëzohet në tokë, pasi merr dy plumba. Në sfond dëgjohen ulërimat e një vajze e cila vrapon në rrugë pasi dëgjon krismat e armëve.

Në pamje shihet gjithashtu që rreth Elshanit, mblidhen shumë persona, të cilët vënë në alarm autoritetet.

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, Mehmet Elshani u plagos me dy plumba në lagjen Dardania në Prishtinë, Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar katër persona. Ata janë: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar. Bëhet me dije se Lepaja është një person me precedent penalë.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe tre armë zjarri.

Vetë Elshani u shpreh për Insajder se nuk ka arritur t’i njohë autorët e plagosjes dhe se nuk e ka idenë për motivet që mund t’i ketë shtyrë ata që ta plagosnin.

Menjëherë pas plagosjes ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kosove met eshani plagoset met elshani prishtine kosove met eshani plagoset met elshani prishtine

Sondazh

Poll